image Policia u gjen kanabis e ekstazi në shtëpi, arrestohen dy persona

Siguri

Policia u gjen kanabis e ekstazi në shtëpi, arrestohen dy persona

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona në Obiliq nën dyshimin se kanë kultivuar hashash, kokainë e kanabis.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 87.8 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 7.6 gram fara kanabisi, 1.9 gram tableta e llojit ekstazi, 12 bimë të kultivuara kanabis sativa, një peshore digjitale dhe një fishek.

Sipas vendimit të prokurorit, bimët janë shkatërruar dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/