Në Turqi, 19 persona janë arrestuar për bërjen e postime “të pabaza dhe provokuese” në mediat sociale për mënyrën sesi qeveria po menaxhon epideminë e koronavirusit.
Qeveria ka identifikuar gjithashtu 93 të dyshuar që kishin shkruar postime “duke synuar zyrtarët dhe duke përhapur panik dhe frikë”, tha Ministria e Brendshme e vendit.
Turqia ka mbyllur kafene, vendet sportive dhe ka ndërprerë lutjet masive në xhami. Numri i rasteve të konfirmuara me infeksion COVID 19 atje është 98 dhe është shënuar viktima e parë./Gazeta Sinjali/