image Policia tregon si ua prishi planin 3 personave që u arrestuan duke tentuar t'i kontrabandonin 24 sirianë

Siguri

Policia tregon si ua prishi planin 3 personave që u arrestuan duke tentuar t’i kontrabandonin 24 sirianë

news image

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e 3 personave në Vërmicë, rast për të cilin raportoi paraprakisht Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, njësia policore për mbikqyrje të pikës kufitare në Vërmicë i ka ndaluar 3 persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa është pamundësuar kontrabandimi i 26 shtetasve sirianë dyke hyrë ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë.

“Me datë 09.06.2020 rreth orës 02.00 në fshatin Vërmicë, një njësi policore nga stacioni policor për mbikëqyrje të pikës kufitare në Vërmicë, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta për vëzhgim të vijës kufitare, ka vërejtur një grup prej 24 personash me shtetësi siriane duke hyrë ilegalisht nga Republika e Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Përveq këtij grupi, Policia e Kosovës ka vërejtur edhe dy automjete në të cilat ishin katër persona që dyshohet se ishin në pritje për kontrabandim të personave të lartëcekur”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Personave të arrestuar, Policia thotë se ua ka konfiskuar telefonat personal të cilët dyshohet se kanë përmbajtje të dëshmive që i implikon të dyshuarit në rast. Gjithashtu është bërë sekuestrimi i dy automjeteve me të cilat është tentuar që të kryhet kontrabandimi.

Në konsultim me prokurorin kompetent, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i katërt është në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që gjendet në arrati. /Gazeta Sinjali/