Mëngjesin e sotëm është djegur një kamion me mallra derisa ishte duke qarkulluar në Komoran.
Nga ky incident nuk është lënduar askush.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili tha se shkak i këtij incidenti është djegia e gomave të kamionit.
” Incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pas orës 8. Mësohet se për shkak të disa problemeve tenike, kamionit në fjalë ju ka djegur gomat. Të lënduar për fat të mirë nuk ka”, ka thënë ai./GazetaSinjali/