image Policia thyen bandën më të madhe të drogës në Madrid

Evropë

Policia thyen bandën më të madhe të drogës në Madrid

news image

Policia spanjolle ka arrestuar 12 persona që ishin anëtarë të bandës më të madhe të drogës në kryeqytetin spanjoll, Madrid, raporton usnews, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave, policia ka sekuestruar edhe një veturë “Ferrari” në vlerë prej 25 mijë eurosh si dhe një arsenal armësh së bashku me një shpatë japoneze.

Policia ka deklaruar se kjo bandë ishte shumë e dhunshme, teksa bëhet e ditur se mes gjërave të sekuestruara janë edhe 20 vetura të shtrenjta dhe 700 mijë euro para të gatshme.

Policia pretendon gjithashtu se “avokati i drogës” ka kryer punë të paligjshme për atë organizatë.

Anëtarët e bandës përdorën emra të koduar dhe jetonin në ambiente luksoze. Kreu i organizatës, i cili është marokien, ishte i lidhur me bandat në Kolumbi, Maroku, Spanjë dhe Evropën Veriore./Gazeta Sinjali/