image Policia shqipton gjobë për tubimin elektoral në Skënderaj

Siguri

Policia shqipton gjobë për tubimin elektoral në Skënderaj

news image

Policia në Skënderaj ka shqiptuar gjobë për organizatorin dhe partinë politike për shkelje të masave antiCOVID gjatë një tubimi elektoral.

Tubimi është mbajtur në fshatin Rezallë të Skënderajt, shkruan Gazeta Sinjali.

“Pas njoftimit përmes mediave për një tubim të mbajtur në fshatin Rezallë të Skenderajt në të cilin tubim nuk janë respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19, si dhe tejkalimi i numrit të lejuar të pjesëmarrësve në hapësirat e jashtme në tubimet publike, policia në Skenderaj, ka identifikuar lokacionin dhe organizatorin e tubimit.”

“Për shkak të mos respektimit të vendimit të fundit të qeverisë, dhe për shkak se organizatori nuk kishte krijuar kushte për mbajtje të distancës, mospërkujdesjen për vendosjen e maskave të pjesëmarrësve në tubim, policia ka shqiptuar gjobë organizatorit si person fizik konformë ligjit për mbrojtje nga pandemia COVID-19.”

“Po ashtu policia në Skenderaj, i ka shqiptuar gjobë edhe subjektit politik si person juridik, pasi që nuk janë respektuar masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.”

/GazetaSinjali/