Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shqiptuar 1900 gjoba trafiku.
Përveç gjobave për shkelje të rregullave në trafik, Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe numrin e aksidenteve, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga ky raport, rezulton se në 24 orëshin e fundit një aksident ka përfunduar me fatalitet, 18 me të lënduar dhe 32 me dëme materiale.
Po ashtu Policia ka dhënë detaje edhe për personat e arrestuar.
“Të arrestuar kanë qenë 23 persona, në mbajtje 17, kurse në vuajtje të dënimit 5“, thuhet në raportin e Policisë.