image Policia shkon në një familje në Shtime dhe arreston dy persona - Njërin për armë e tjetrin për dhunë në familje

Siguri

Policia shkon në një familje në Shtime dhe arreston dy persona – Njërin për armë e tjetrin për dhunë në familje

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar që gjatë pranimit të një informacioni për dhunë në familje në fshatin Godanc i Ulët në Shtime, ka arrestuar të dyshuarin B.A., 67-vjeç, të cilit iu gjetën një armë zjarri (pistoletë), një karikator pa fishekë të cilat u konfiskuan, njashtu kanë arrestuar edhe të dyshuarin tjetër M.A., për “Dhunë në familje”.

Në lidhje me rastin e dhunës në familje është shoqëruar në polici personi me inicialet M.A., i moshës 35-vjeçare, i cili i kishte shkaktuar dhunë psikike personit tjetër me inicialet L.S., e moshës 19-vjeçare, të cilët po bashkëjetonin.

Në proces të hetimeve, gjatë intervistave të personave të përfshirë në këtë rast, policia në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet B.A ( M/K) i moshës 67 vjeçar ka gjetur një armë zjarri ( pistoletë), një karikator pa fishekë, të cilën më pas e ka konfiskuar. Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Siç bën me dije Policia, dy të dyshuarit janë liruar pas intervistimit.

Për rastin e dhunës në familje, veç Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave, ndërsa viktima kthehet te familjarët e saj.

/GazetaSinjali/