Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator të gatshëm, për të filluar me përpunimin e substancave narkotike.
Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nëpërmjet një statusi në Facebook, i cili tregoi se laboratori i shkatërruar ndodhej në Leshak të Leposaviçit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Laboratori i shkatërruar në Leshak të Leposaviçit ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike“, ka shkruar ministri Sveçla.
Sipas tij, vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250.000 euro.