Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë sekuestruar tre mijë kg mish, i cili kishte ardhur nga Brazili në Kosovë.
Sipas tyre, policia kufitare ka arritur ta identifikojë një kombi pa targa, i cili ishte munduar që të hyjë në Kosovë përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.
Mirëpo, ai është arritur të ndalohet nga Policia, e ku gjatë kontrollit i janë gjetur 108 pako me 3 mijë kg mish të kuq, me prejardhje nga Brazili.
“Rasti është trajtuar nga patrulla e Policisë Kufitare dhe Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje, në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganave të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.