image Policia sekuestron rreth 20 mijë euro mall i dyshuar si kontrabandë

Siguri

Policia sekuestron rreth 20 mijë euro mall i dyshuar si kontrabandë

news image

Policia e Kosovës teksa po kryente kontrolle taktike dhe operacionale në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut, ka hasur në një rast kontrabande tri ditë më parë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka arritur ta identifikojë automjetin “VW-T5 (furgon) i bardhë me targa vendore” i cili dyshohej se ishte ngarkuar me mallra të kontrabanduar, për ta dërguar më pas në stacionin policor në Kaçanik.

Pas identifikimit dhe kontrollimit, vlera e mallit doli të jetë rreth 20 mijë euro.

Ditën e konfiskimit të automjetit, shoferi i tij, A.G 41-vjeçar, ishte larguar nga vendi i ngjarjes, teksa sot gjatë ditës i njëjti është dorëzuar në Polici.

“Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara mallra të ndryshme pa prejardhje (pa fatura)  disa mallrat ishin të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara  si: NIKE, ADIDAS, LOUISVUITTON etj.

Vlera e mallrave sipas listës së gjetur në automjet e cila përkon me mallrat e gjetura në brendi të automjetit është rreth 20 mijë euro (20.000 €)”, thuhet në njoftimin e Policië.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në Terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore”.

/GazetaSinjali/