image Policia sekuestron një armë zjarri në Podujevë

Siguri

Policia sekuestron një armë zjarri në Podujevë

news image

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, sot kanë shoqëruar një person për një rast gjuajtje me armë që ka ndodhur me datën 04 prill 2021 në fshatin Sfeqël të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Sinjali se personit të dyshuar R.T, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës policia ka arritur që t’ia sekuestroj edhe një armë me gaz të tipit Zoraki.

“Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, tha Flora Ahmeti. /Gazeta Sinjali/