image Policia sekuestron katër armë zjarri, identifikon tre persona të dyshuar

Siguri

Policia sekuestron katër armë zjarri, identifikon tre persona të dyshuar

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 5 shkurt të këtij viti, kanë sekuestruar katër armë zjarri

Sipas njoftimit, PK kishte marrë një informacion për të shtëna me armë nga disa persona në rrugën “Arif Spahiu” në Prishtinë.

“Pas një pune hetimore, njësitet policore të stacionit jugu në Prishtinë, kanë arritur që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e tre personave të dyshuar, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas kryerjes së procedurave të nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe ndaj personave të dyshuar është hapur rast për veprat:

Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm

Mbajtje ne pronësi,

Kontroll ose posedimi paautorizuar i armës

/GazetaSinjali/