Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli të realizuar mëngjesin e djeshëm nëpër barnatoret e Prizrenit, ka gjetur dhe sekuestruar rreth njëqind e tridhjetë njësi barna pa banderola.
Kjo sasi e barnave është konfiskuar në kuadër të realizimit të urdhër kontrollit në nëntë barnatore në rajonin e Prizrenit, mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për veprën penale: “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, shkruan Gazeta Sinjali.
Aksioni është realizuar nga njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në bashkëpunim me inspektoratin farmaceutik dhe zyrtarët e doganës,
Nuk raportohet për të arrestuar .Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/