image Policia sekuestron 53 palë këpucë që dyshohet të jenë kontrabanduar, arrestohet i dyshuari në fshatin Hereticë

Siguri

Policia sekuestron 53 palë këpucë që dyshohet të jenë kontrabanduar, arrestohet i dyshuari në fshatin Hereticë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:00, gjatë patrullimit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në afërsi të fshatit Herticë, ka ndaluar të dyshuarin F.H (1991), me automjet me targa vendore.

“Gjatë kontrollit të veturës është vërejtur se në veturë kanë qenë pesëdhjetëetre (53) palë këpucë të reja, të llojeve të ndryshme për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen e mallit.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘Kontrabandë me mall’. ndërsa malli është sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.  /Gazeta Sinjali/