Policia ka kapur një sasi prej rreth 200 kilogramësh lënde narkotike e dyshuar kanabis.
Operacioni është kryer në fshatin Proger në Peqin. Droga ishte korrur dhe tharë dhe ishte gati për t’u transportuar.
Deri më tani mësohet se një person është arrestuar, ndërsa policia ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar për rastin në fjalë./Gazeta Sinjali/