image Atentat në Elbasan/ Një i vrarë dhe një tjetër në gjendje kome

Shqipëri

Atentat në Elbasan/ Një i vrarë dhe një tjetër në gjendje kome

news image

Një atentat është kryer sonte ndaj dy personave në Elbasan. Ata janë qëlluar me breshëri nga një automjet në lëvizje, derisa ishin duke ecur në këmbë në zonën e Bradasheshit, pranë vendit të quajtur si “rrethrrotullimi i luleve”.

Lulzim Bitri, 35 vjeç, ka ndërruar jetë në vend ndërsa Ardian (Subashi) Çollaku është në gjendje kome.

Çollaku është dërguar për ndihmë më të specializuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Bitri dhe Çollaku kanë qenë në vëzhgim pasi janë qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal.

Në ndihmë të policisë ka shkuar FNSH dhe RENEA si dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale të Policisë së Shqipërisë.

Në zonën e Metalurgjikut është gjetur një automjet tip “Volvo” i djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët në atentat, raporton euronews.al.

Çollaku ka qenë person i dënuar me 23 vite burg për shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje. Vitin e kaluar ai ka qenë subjekt i OFL.

Bitri ka qenë i dënuar me 4 muaj burg në Maqedoninë e Veriut pasi akuzohej si i përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë më 2018 ku mbeti i vrarë një person./Gazeta Sinjali/