Policia e Kosovës ka publikuar ftesën të cilën ia ka dërguar kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt për t’u paraqitur në polici.
Sipas tyre ky publikim i dokumentit është bërë me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, raporton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, publikimi i kësaj ftese nga Policia e Kosovës vjen pas reagimeve të shumta të PSD-së, të cilët kanë thënë se Molliqaj nuk kishte pranuar një ftesë të tillë.
Molliqaj është arrestuar mbrëmjen e sotme para se të hynte në një studio televizive, me akuzën për “sulm ndaj personit zyrtar” në protestën e së shtunës kundër shtrenjtimit të rrymës. /GazetaSinjali/