Policia e Kosovës ka prangosur një person në orët e mëngjesit të 17 shkurtit, në rrugën “12 Qershori”, në Ferizaj, pasi i njëjti u kap me drogë.
Të dyshuarit me shtetësi franceze, policia i gjeti substanca narkotike të llojit marihuanë, grinder për bluarje dhe një pako me rizlla.
Gjatë kontrollit të të dyshuarit, Policia i ka gjetur edhe 2 mijë e 886 euro, si dhe 11 telefona mobilë, raporton Sinjali.
Në njoftimin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është hapur rasti për posedim të narkotikëve.