image Policia prangos dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Podujevë

Siguri

Policia prangos dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Podujevë

news image

Kohëve të fundit është shtuar dukshëm numri i rasteve të vjedhjeve e grabitjeve, ndërsa është shqetësues numri i zbardhjes së tyre nga organet kompetente, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit të së enjtes, rreth orës 05:40, janë arrestuar dy persona në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, të dyshuarit, njëri i mitur e tjetri i moshës madhore, e kanë thyer një lokal Mobi Shop. 

Burime brenda Prokurorisë i kanë thënë gazetës se pas identifikimit të personave të dyshuar, gjyqtari i procedurës paraprake ka urdhëruar bastisjen e shtëpive të të dyshuarve.

Mirëpo, ky operacion rezultoi pa sukses, sepse nuk u gjetën telefonat e vjedhur nga lokali.

Këto burime bëjnë të ditur se të miturit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë, ndërsa për të dyshuarin tjetër është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./GazetaSinjali/