Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon angazhimi dhe përkushtimi në zbatim të ligjit antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook thotë se patrullat policore janë të angazhuara në tërë territorin e vendit, duke ndërmarrë veprime konkrete, që janë në interes të sigurisë së përgjithshme dhe qytetarëve.
“Policia e Kosovës edhe një herë, ashtu si institucionet shëndetësore dhe jo vetëm, apelojmë që të respektohet ligji, të zbatohen të gjitha masat që janë ndërmarrë nga institucionet e vendit, në interes të shëndetit publik”, bën thirrje PK-ja.