image Policia po kërkon ndihmë për ta kapur një person, dyshohet edhe për hyrje në sisteme kompjuterike

Siguri

Policia po kërkon ndihmë për ta kapur një person, dyshohet edhe për hyrje në sisteme kompjuterike

news image

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për ta kapur një person, shkruan Gazeta Sinali.

Personi i kërkuar është:

Ali Morina, i lindur me 04.08.1993 në fshatin Dresnik- Klinë. 

I akuzuari është i kërkuar për veprat penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”, “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, bën thirrje Policia.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

–      192 dhe 080019999 (pa pagesë)

–      039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

–      E-mail adresa: [email protected].

/Gazeta Sinjali/