Sot Drejtoria rajonale e Policisë në Gjakovë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të Republikës së Kosovës për kapjen e të kërkuarit Ramadan Sopaj, i lindur më 03.05.1955 në fshatin Janqisht, Komuna e Malishevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai është i dënuar me burgim prej 6 vitesh e 6 muaj për veprat penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçe dhe sulm seksual.
I njëjti bëhet e ditur se ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë.
Lidhur me këtë ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës ku ka bërë të ditur se Sopaj ka punuar jashtëligjshëm pasi nuk ka qenë asnjëherë anëtar i OMK-së.
“Ramadan Sopaj ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë. Oda e Mjekëve të Kosovës sqaron dhe distancohet nga veprimet e Dr. Ramadan Sopaj, pasi që ky mjek nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë anëtar i OMK-së. Sipas këtyre të dhënave Dr. Ramadan Sopaj ka punuar jashtëligjshëm”, thuhet në reagim./Gazeta Sinjali/