Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar, gjatë aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi para pak çastesh në Lluzhan të Pudujevës.
Sipas policisë, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 15.11.2019 rreth orës 14:11, policia është njoftuar për një aksident trafiku në F.sh.Lluzhan në magjistralen Podujeve-Prishtine. Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikëseve. Në orën 14:30 kemi pranuar një konfirmim nga njësitë në vendin e ngjarjes se me konfirmim të mjekut kujdestar një person ka ndërruar jetë dhe dy persona të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira dy automjete”, ka deklaruar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
Gazeta Sinjali raportoi më herët për këtë ngjarje nga një sinjalizues, i cili ka dërguar video nga vendi i ngjarjes. Siç shihet nga video dy veturat e përfshira në këtë aksident, janë shkatërruar pothuajse tërësisht. /Gazeta Sinjali/