image Policia: Një 56 vjeçar është goditur për vdekje nga treni

Kosovë

Konfirmimi/ Policia: Një 56 vjeçar është goditur për vdekje nga treni

news image

Një 56-vjeçar është goditur për vdekje nga treni sot rreth orës 06:00 në fshatin Klinavc të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e rajonit të Pejës, përmes një komunikate, shkruan Gazeta Sinjali.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, me datë 8.11.2019 rreth orës 06:15, është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Klinavc-Klinë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve. Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, M.T. m/k/sh i lindur (1963)”, njofton Policia.

Sipas informacioneve jozyrtare, ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, duke i dalë përpara trenit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe njësitë relevante të Policisë.

Trupi i pajetë i 56-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetuesit rajonal të Policisë së Pejës dhe prokurori i shtetit po punojnë për hetimin e rrethanave për këtë rast, që cilësohet si “hetim i vdekjes”. /Gazeta Sinjali/