image Policia nis hetimet pas protestës së PSD-së: Tre policë janë lënduar

Siguri

Policia nis hetimet pas protestës së PSD-së: Tre policë janë lënduar

news image

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për mbarëvajtjen e protestës së sotme.

Sipas njoftimit të policisë tre zyrtarë policorë janë lënduar dhe lidhur me këtë policia ka filluar hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se disa nga pjesëmarrësit kanë shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policorë, ku kanë hedhur gjësende të ndryshme dhe u kanë shkaktuar lëndime tre policëve.

“Disa nga pjesmarrësit kanë shpërfillur urdhërat e zyrtarëve policor, të cilët përtej hudhjes së gjësendeve të ndryshme, me veprimet dhe sjelljet e tyre u kanë shkakuar lëndime të lehta tre zyrtarëve policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/