Në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka ndërrmarrë një aksion për gjobitjen e shoferëve që i kanë parkuar keq veturat në rrugët e kryeqytetit.
Njësitet e policisë së trafikut janë parë duke shqiptuar tiketa ndaj kundërvajtëve afër katedrales “Nënë Tereza” dhe tek Fakulteti i Filologjisë.
Në disa fotografi të dërguara nga një sinjalizues në redaksinë e gazetës Sinjali shihen veturat e parkuara në trotuar si dhe gjobat të cilat u janë vendosur përmbi veturat e vozitësve që i kanë parkuar ato në këtë vend.
Policia e Kosovës vazhdimisht bën apel për respektimin e rregullave të trafikut dhe lirimin e hapësirave të destinuara për qarkullim normal të këmbësorëve dhe veturave./ Gazeta Sinjali/