image Policia ngrit kallëzim penal ndaj zyrtarit të Shërbimit Korrektues, ishte i përfshirë në një rrahje

Siguri

Policia ngrit kallëzim penal ndaj zyrtarit të Shërbimit Korrektues, ishte i përfshirë në një rrahje

news image

Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal ndaj një zyrtari të Shërbimit Korrektues dhe dy personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rrahje, në muajin shkurt, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se zyrtari që u përfshi në këtë rast është oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Sipas të njëjtave burime, ndaj tij dhe dy personave të tjerë kanë nisur hetimet për një përleshje që dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale mes palëve të përfshira, më 15 shkurt.

/GazetaSinjali/