Derisa po qëllonin mbi një të dyshuar, një plumb e goditi edhe një 14-vjeçare që ishte në dhomën e zhveshjes në një dyqan në Los Angeles, thanë autoritetet atje, transmeton Sinjali.
Rasti ndodhi të enjten, rreth orës 11:45 me orën lokale, në një dyqan në Burlington në North Hollywood, shkruan abcnews.
Sipas policisë në LA, oficerët morën thirrje të shumta nga vendi i ngjarjes se kishte të shtëna.
Ndërsa po kërkonin të dyshuarin, “oficerët takuan një person i cili ishte duke e sulmuar një tjetër dhe pati një të shtënë nga oficeri,” u tha gazetarëve kapiteni i LAPD Stacy Spell gjatë një konference për shtyp.
Ende nuk dihet nëse ka pasur ndonjë lidhje mes 14-vjeçares dhe të dyshuarit.