Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me një rast në Prizren, ku persona të panjohur kanë vendosur një material shtofi me mbishkrimin “Duam Zgjedhje, 51% Albin Kurti”.
Ky material ishte vendosur mes dy shtyllave elektrike, saktësisht në rrugën Indir Cara.
Siç njofton Policia, prokurori ka urdhëruar që rasti të hetohet dhe të identifikohen edhe personat që kanë vendosur mbishkrimin./GazetaSinjali/