Policia Kufitare e Kosovës, në Sharpelj- Jarinjë, në brezin kufitar Republika e Kosovës-Serbi, ka ndaluar një person me iniciale M.J. i lindur më 1984.
Ai ishte duke drejtuar automjetin Golf karavan, ngjyrë e bardhë, me targa serbe, i cili udhëtonte në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale.
Gjatë realizimit të kontrollit të automjetit, konkretisht në bagazh të automjetit, i është gjetur një armë automatike (mitraloz).
Policia e Kosovës ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore, arma është konfiskuar.
Pas konsultimit me prokurorin ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda në procedurë të rregullt për “Kalim të pa autorizuar të vijës kufitare” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.