Gazeta Sinjali merr vesh se polici i dyshuar i cili ka shtënë në drejtim të viktimës është me inicialet V. H. ndërsa viktima mban inicialet L.S.
Policia e Kosovës në Gjilan e ka konfirmuar lajmin e publikuar më herët nga Gazeta Sinjali për vrasjen e një personi në orët e hershme të mëngjesit, që ndodhi në rrugën “NATO 99” të këtij qyteti.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00, ndërkohë që i dyshuar lidhur me këtë rast është një polic, i cili ka qëlluar për vdekje një person për motive deri tani të panjohura.
Ai nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.
Gazeta Sinjali merr vesh se polici i dyshuar i cili ka shtënë në drejtim të viktimës është me inicialet V. H. ndërsa viktima mban inicialet L.S. /Gazeta Sinjali/