image Policia në Gjakovë kap 35-vjeçarin e kërkuar për vjedhje

Siguri

Policia në Gjakovë kap 35-vjeçarin e kërkuar për vjedhje

news image

Një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë është kapur mbrëmë nga një njësi policore e Policisë në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari M.H., 35-vjeçar është ndaluar në qytetin e Gjakovës, ku pas kontrollit dhe verifikimit nga ana e Policisë ka rezultuar se ka urdhër arrest, për veprën penale “vjedhje”, për të cilën ishte dënuar me burgim.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në burgun e Dubravës, në vuajtje të dënimit.

/GazetaSinjali/