image Policia në Fushë Kosovë ndalon një veturë, gjen drogë nën karrigen e shoferit

Siguri

Policia në Fushë Kosovë ndalon një veturë, gjen drogë nën karrigen e shoferit

news image

Mbrëmë në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë të tipit “Passat”.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se gjatë kontrollit, nën karrigen e shoferit është gjetur një sasi e substancës narkotike, e cila dyshohet se ishte marihuanë dhe pas matjes rezultoi se është 8.09 gramë.

Në lidhje me këtë rast është informuar njësia e Antidrogës dhe prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Posedim i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

/GazetaSinjali/