image Policia në aksion: Arreston dy zyrtarë të ATK-së në Gjilan

Siguri

Policia në aksion: Arreston dy zyrtarë të ATK-së në Gjilan

news image

Njësitet policore të DHKEK – Prishtinë në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Gjilan kanë zhvilluar një aksion në Gjilan mbrëmë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se në prangat e policisë gjatë këtij aksioni kanë rënë dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës.

Arrestimi i tyre u bë për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Njëri nga këta zyrtarë dyshohet se ka pranuar shumën prej 2 mijë eurove para të gatshme të simuluara.

Gazeta Sinjali mëson se policia ka bastisur shtëpitë dhe zyrat e të dyshuarve, në të cilat ka gjetur dhe ka sekuestruar 2 mijë e 855 euro para të gatshme, dy telefona, një shtëpizë kompjuteri, dy laptopë dhe disa dokumente zyrtare.

Njëri nga të dyshuarit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/