image Policia ndalon veturën në Kamenicë, pasagjerit i gjendet armë pa leje

Siguri

Policia ndalon veturën në Kamenicë, pasagjerit i gjendet armë pa leje

news image

Policia gjatë patrullimit në Kamenicë e ka ndaluar një automjet me targa vendore për kontrollë rutinore.

Gjatë këtij kontrolli, shoferit iu gjet një pistoletë dhe iu sekuestrua si provë. Policia njoftoi se pistoleta është gjetur pa fishekë.

40-vjeçari me inicialet H.H është shoqëruar në stacionin policor në Dardanë, ku është intervistuar.

Ndaj të dyshuarit është inicuar kallëzim penal për rastin “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

/GazetaSinjali/