Policia në Gjilan ka njoftua se dje derisa ishin në një pikë kontrolli në fshatin Dobresh të komunës së Vitisë e kanë ndaluar një veturë. Sipas Policisë në veturë ishin shoferi dhe një pasagjer.
Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur pasagjerit F.S dy qese me marihuanë në peshë prej 15.09 gramë.
“Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit F. S, 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është iniciuar rasti për veprën penale ,,Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge neni 269””, njofton tutje policia.
Me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtjeje për 48 orë.