Një person me inicialet V.B., 22 vjeçar është ndaluar sot në orën 00:05 në Mitrovicë, pasi që i njëjti dyshohej se posedonte armë.
Policia e Kosovës gjatë kontrollit të automjetit të tij, tek vozitësi ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator me tre fishekë të kalibrit 7.65 mm.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.