Policia e ka realizuar sot një operacion “Gjuetia e Kundërligjshme” në vendin e quajtur “Qeshmja e Galipit” dhe në malet mbi fshatin Lubizhdë të Prizrenit, edhe u identifikuan dy të dyshuar.
Në bazë të kërkesës policore të dyshuarit u kontrolluan dhe të njëjtit kishin në posedim të armëve dhe municionit të gjuetisë.
Më këtë rast në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi përkohësisht këto armë: dy pushka të gjuetisë dhe 31 fishekë të gjuetisë të kalibrit 12.
Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren, janë intervistuar në lidhje me rastet, si dhe u është iniciuar procedura hetimore.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit rasti po hetohet në procedurë të rregullt.