image Policia ndalon dy dasma në Prizren

Siguri

Policia ndalon dy dasma në Prizren

news image

Policia e Kosovës në Prizren gjatë ditës së sotme ka hasur në dy dasma që janë organizuar në dy lokacione të ndryshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë rasti i parë ka ndodhur rreth orës 13:30, ku gjatë inspektimit të salloneve të dasmave është hasur në një dasmë në një sallon që gjendet në lagjen “Arbana”, rruga  Prizren-Gjakovë.

Sipas policisë organizatorit të dasmës i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë, kurse pronarit të lokalit i është shqiptuar gjobë nga AVUK-u dhe të njëjtit i është mbyllur biznesi deri në një vendim tjetër.

Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën “Kasëmbeg” në Prizren, ku në polici është raportuar për një aheng familjar që po mbahej në shtëpi. Pronarit i është shqiptuar gjobë, kurse dasmorët janë shpërndarë. /Gazeta Sinjali/