image Policia mohon se vetura e tyre e goditi motoçiklistin në Ferizaj, thotë se ishte aksident

Kosovë

Siguri/ Policia mohon se vetura e tyre e goditi motoçiklistin në Ferizaj, thotë se ishte aksident

news image

Gazeta Sinjali para pak minutave raportoi për një rast kur një veturë e policisë shihet duke e goditur qëllimisht një motoçiklist te “Parku i Lirisë” në Feriazaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Por, sipas tij momenti i filmuar ishte një aksident. Madje, ai thotë se motoçiklisti e ka goditur veturën e policisë dhe ka rrezikuar sigurinë e të tjerëve në trafik.

“Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në rrugën Ferizaj – Shtime. Me këtë rast policia ka dashur të ndalojë një motoçiklist i cili ka vozitur me shpejtësi të madhe duke rrezikuar trafikun dhe veturat të cilat kanë qenë në lëvizje. Policia ju kanë vu në përcjellje dhe në momentin kur motoçiklisti ka frenuar dhunshëm ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka goditur veturën e policisë. I njëjtë nuk ka pas pajisje, si helmetë, ka marrë lëndime të lehta trupore, për çka ka pranu ndihmën e parë në emergjencën e Ferizajt. Ai është liruar për në shtëpi dhe lënda për vozitje të rrezikshme pa helmetë është dërguar në gjykatë”, tha zëdhënësi i polcisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi./Gazeta Sinjali/