Një mashtrim dyshohet se ka ndodhur nga një person në Ferizaj.
Sipas Policisë, ndaj të dyshuarit është hapur rast, pasi që i njëjti dyshohet se kishte ndërhyrë në kilometrazhin e veturës.
Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin mashtrime të tilla në vendin tonë. /Gazeta Sinjali/