image Policia merr në pyetje gazetarët – Osmani refuzon të përgjigjet për këtë çështje

Politikë

Policia merr në pyetje gazetarët – Osmani refuzon të përgjigjet për këtë çështje

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë sot homazhe në kompleksin memorial në fshatin Makoc të Prishtinës, për të kujtuar dëshmorët në 22-vjetorin e rënies së tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Gazetarët të cilët i përcollën këto homazhe, tentuat të marrin një përgjigje nga Osmani, për intervistimin e gazetarëve të Gazetës Insajderi nga policia, pas publikimit të lajmit se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk e ka nënshkruar kontratën për furnizim me vaksina antiCOVID.

“Zonja Osmani, desha me të ju pyes, a është e drejtë që prokuroria dhe policia…”, ishte pyetja që një prej gazetarëve tentoi të ia bënte Osmanit.

Por, Osmani reagoi menjëherë, duke thënë se në ditët kur kujtohen dëshmorët, nuk mund të flitet për asnjë çështje tjetër.

“Të lutem, kur jemi duke i nderuar martirët dhe dëshmorët, nuk mund të kemi mirëkuptim për asnjë çështje tjetër. Ju lus që t’i drejtoheni zyrës sonë, në mënyrë që çdo temë tjetër ta trajtojmë atje. Pra, këtu jemi për t’i nderuar dëshmorët dhe martirët”, ka deklaruar Osmani./Gazeta Sinjali/

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fsinjali.com%2Fprokuroria-thote-nuk-do-te-hetohen-mediat-per-procesin-e-sigurimit-te-vaksinave-nje-gazetar-pohon-se-u-intervistua%2F%3Ffbclid%3DIwAR1sewuG6IMlDd7mVKJUoPAa2rgGbGrB6gUHK0mEpwOqVHQ26ksebWjgCdQ&h=AT1NQeHgfJp7ctgqFIiEEz1paC4MhnSTNm1GGtj-Z__I6RK7RESZ9d3ktR6OiqOJcpOkQU-85EO8PreuSuE3kmiR5RvwW-iAuymhDrIbiRlTgknWvZB6s_vemzrFqgJBP5sb_g