image Policia me aksion në Suharekë, bastisen dy lokale që organizonin lojëra të fatit

Siguri

Policia me aksion në Suharekë, bastisen dy lokale që organizonin lojëra të fatit

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, pasditen e djeshme, rreth orës 15:55, janë bastisur dy lokale në fshatin Samadraxhë të Suharekës, ku dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit, raporton Gazeta Sinjali.

Në lokalin e parë, policia njofton se ka gjetur dhe ka konfiskuar një shtëpizë kompjuteri, dy telefona dhe pajisje për bixhoz.

Ndërkaq, në lokalin e dytë, bëhet e ditur se policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një laptop, tre telefona dhe para të gatshme të valutave të ndryshme.

“Me urdhër të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake , është bastisur lokali pronë e të dyshuarit mashkull/kosovar, me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar një laptop, tre telefona dhe para të gatshme 185 euro, 10 Franga zvicerane, 110 dinarë serbë, 30 kuna kroate,500 Forinta hungareze, 200 Lekë shqiptare, 10 Lei rumune,6 dollarë amerikanë, 110 denarë maqedonas, 5 funta britanike dhe 5 paund egjiptase”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Policia njofton se të dyja rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt, derisa nuk ka raportuar për ndonjë person të arrestuar në asnjërin rast./Gazeta Sinajli/