Njësitë policore të stacionit të Podujevës kanë kryer aksione në dy lokacione të ndryshme të këtij rajoni, si rezultat i të cilëve, arritën të prangosin dy persona ndaj të cilëve kishte të lëshuar urdhërarrest nga gjykata, raporton Gazeta Sinjali.
Në prangat e policisë gjatë këtyre aksioneve përfunduar, 25-vjeçari me iniciale B.K. dhe 28-vjeçari me iniciale V.G.
Ndaj 25-vjeçarit ishin lëshuar dy urdhërarreste, një për veprën penale “Mashtrim” dhe një për “Keqpërdorim seksual të një personi nën moshën 16-vjeçare”.
Ndërkaq, V.G., po kërkohej nga policia për shkak se kishte vozitur në gjendje të dehur.
“Personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresave të gjykatës janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/