image Policia me aksion kundër kontrabandës - 11 persona bien në pranga

Siguri

Policia me aksion kundër kontrabandës – 11 persona bien në pranga

news image

Sot Policia e Kosovës ka kryer një aksion kundër kontrabandës në katër lokacione në Shtërpcë e Mitrovicë të Veriut. Gjatë aksionit të koduar “Transporti 2”, janë arrestuar 11 persona, janë sekuestruar tri vetura dhe janë konfiskuar mallra komerciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ky aksion është realizuar në kuadër të Departamentit të Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, të cilët kanë kryer kontrolle në katër lokacione – Tri në Shtërpcë dhe një në Mitrovicë të Veriut dhe ka ndaluar e kontrolluar katër automjete.

Në këto lokacione dhe automjete janë gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit komercial (gjëra ushqimore, pije alkoolike e duhan) dhe mall i kontrabanduar pa dokumentacion përkatës.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa janë sekuestruar edhe tri automjete.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti për Kufi, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike në parandalimin dhe luftimin e krimit, kontrabandës dhe dukurive tjera kriminale ndërkufitare, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka realizuar operacionin policor “Transporti 2’. Hetimet intensive kane filluar në fund të vitit 2021, me autorizim të prokurorisë, ndaj disa të dyshuarve shtetas kosovarë, me dyshim të kryerjes së veprës penale ‘tregti e ndaluar’. Sot me datën 08.04.2022, në regjionin e Ferizajt dhe Mitrovicës se Veriut, është realizuar plani operative, në kuadër të të cilit Departamenti i Policisë Kufitare dhe Doganën e Kosovës, ka kryer kontroll në katër lokacione (tre në komunën e Shtërpcës dhe një në komunën Mitrovicë Veri) dhe ka ndaluar, kontrolluar katër automjete me të cilat dyshohej se bëhej transport, gjegjësisht tregti e ndaluar dhe kontrabandë. Gjate kontrollit në këto katër lokacione dhe në automjetet e ndaluara është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit komercial (gjera ushqimore, pije alkoolike, duhan etj.) mall i kontrabanduar pa dokumentacion përkatës. Në konsultim me Prokurorin e Shteti, malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës dhe janë arrestuar njëmbëdhjetë meshkuj kosovarë nën dyshimin se merreshin me tregti të ndaluar dhe janë sekuestruar tri automjete. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt realizimit të objektivave strategjike për të parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe dukuritë tjera negative.

/GazetaSinjali/