image Policia mbyllë disa pishina që shkelën vendimin e Qeverisë

Siguri

Policia mbyllë disa pishina që shkelën vendimin e Qeverisë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbyllur disa pishina të tipit të hapur, të cilat kanë shkelur vendimin e Qeverisë, sipas së cilit ndalohet veprimtaria e të gjitha pishinave të hapura, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia, në të gjitha rastet ku janë hasur pishinat e tilla të hapura, ndaj pronarëve janë incuar rastet ‘Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’.

“Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, në të gjitha rastet ku janë hasur pishinat e tilla të hapura, ndaj pronarëve janë incuar rastet ‘Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’. Policia e Kosovës do të vazhdojë implementimin e planit dhe monitorimin e situatës përmes njësiteve patrulluese dhe në të gjitha rastet ku vëren moszbatim të vendimit përshirë hapjen e pishinave të tilla në kundërshtim me vendimin zyrtar, do të marrë masa konkrete sipas dispozitave të parapara ligjore”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3300466310013882?__xts__[0]=68.ARBgh-1T1QPM4iYPnnYvWZ3xwBjo1D2VjhPhhVS3symiCJ9NbstKyai-lQ_zMzxXH9y3r4fVOcJYeZwMoojtorVzN9UnFJcjj7Jh9z6MhTjFaOAC_D7XbohKq9Y94RSuWNN6ESW4Ok3CxCfKFvE55HKO4l77zVyfztjyx7_2RzPcs3E5vHVjT3FqwDeVp8KO2qqfEMFpQwmEjh1R6qH1n_VkcPaRRnbovmRp8j5aQL2ysT8SFGwia_x341rvw9M_UO_8hiKW1AMI7zZcmJ8jtC4jjOrSyfChdiT2lDNY5ePxzum3O-NR4wBBQSqj13ig3EXwhGb-ILbv6MpVaSYrWA&__tn__=-R