Policia e Kosovës bashkë me AUV-in kanë mbyllur tri lokale në Malishevë për shkak që nuk i kanë respektuar masat antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia përmes një njoftimi ka thënë që me inspektorët e AUV-it kanë inspektuar lokalet në qytetin e Malishevës.
Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e qeverisë dhe të IKSHPK-së, në të kundërtën nuk do të ketë tolerancë.