Nuk janë të rralla rastet kur në Kosovë nuk respektohen rregullat e trafikut.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit.
Në mesin e shkelësve të këtyre rregullave, në shumë raste po dalin të jenë edhe vetë zyrtarët policorë, ata të cilët janë të thirrur të monitorojnë respektimin e tyre.
Një rast i tillë i shkeljes së këtyre rregullave, ka ndodhur sot në Dragash.
Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje ku shihet se vetura e Policisë duke tejkaluar në vijë të plotë./Gazeta Sinjali/