Policia e Kosovës sot rreth orës 11:20 ka ndaluar një veturë të personit S.S., pasi që e njëjta veturë dyshohej se ishte futur në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale.
I dyshuari, sipas Policisë kishte tentuar të iu shmanget ndalimit policor dhe futjes së tij në zona urbane në qytetin e Vitisë.
Policia gjatë kontrollit të dyshuarit i kanë gjetur 36 thasë duhan të pa përpunuar, rreth 1000 kilogram, ku të njëjtit është konfiskuar dhe është dorëzuar në Doganën e Kosovës.
Rasti është ende duke u hetuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare./GazetaSinjali/